Lajme
Kryetari Hamza priti në takim një delegacion nga Konya e Turqisë
- 17/12/2021
- By RTV Mitrovica
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur në takim një grup miqsh nga Konya e Turqisë.
Gjatë këtij takimi është biseduar për realizimin e disa projekteve të cilat pritet të implementohen në qytetin e Mitrovicës.
Më këtë rast, kryetari Hamza ka ofruar mbështetjen e tij në realizimin e projekteve të cilat ofrojnë perspektiv në zhvillimin ekonomik dhe sigurojnë mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.