Lajme

Komuna e Mitrovicës po vazhdon me pastrimin e rrugëve nga bora në fshatrat rurale

  • 03/12/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Komuna e Mitrovicës përmes kompanive të kontraktuara për mirëmbajtje dimërore të rrugëve edhe në këto orë të vona po përkujdeset që të siguroj lëvizjen dhe qarkullimin e qytetarëve në rajonin e Shalës së Bajgorës.

Kompanitë e kontraktuara janë duke punuar me intensitet të shtuar, jo vetëm përgjatë rrugëve të cilat janë nën kompetencën komunale, por edhe në rrugën rajonale Mitrovicë- Podujevë e cila është në përgjegjësi të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Komuna e Mitrovicës sërish i bën thirrje MMPHI-së që të mos mbetet në harresë rruga “Shala e Bajgorës”, por sa më parë të bëhet mirëmbajtja e saj, në mënyrë që të evitohen aksidentet dhe njëkohësisht bën apel tek të gjithë qytetarët për një kujdes të shtuar gjatë vozitjes.