Lajme
Arrestohet i dyshuari për grabitje në Mitrovicë
- 26/11/2021
- By RTV Mitrovica
Policia e Kosoves në Mitrovicë nëpërmjet një komunikate për medie ka njoftuar ” Me datë 26.11.2021, rreth orës 17:42, Stacioni Policor Jugu në Mitrovicë ka pranuar një informatë për një rast të grabitjes, në një nga institucionet per tranfsere parash në Mitrovicë, si dhe informatën i dyshuari kishte ikur në këmbë në drejtim të hekurudhës.
Duke marrë parasysh se këto ditë është duke u realizuar plani operativ per parandalimin e veprave penale të grabitjeve dhe prezencës së shtuar të njësiteve policore, zyrtarët policorë shumë shpejtë kanë arritur ta identifikojnë lokacionin e të dyshuarit dhe janë vënë në ndjekje të tij ku rreth orës 17:50, kanë arritur të ndalojnë të dyshuarin së bashku me hetues të Njësisë së Hetimeve të Trafikimit me Qenie Njerëzore, në Rrugën ,,Bislim Bajgora” në Mitrovicë.
I dyshuari G.O., 19 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës është arrestuar dhe pas kontrollit të sigurisë, tek ai është gjetur një qese najloni në të cilin të gjendeshin një sasi e parave prej pesëmbëdhjetëmijë e shtatëqind e pesëdhjetë euro të cilat dyshohet se janë grabitur ne institucionin e transfereve te parave, një armë e zezë e cila dyshohet të jetë e plastikës (armë lodër), një maskë për mbulimin e fytyrës si dhe një
Në lidhje me këtë rast është kontaktuar prokurori kujdestar dhe ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti per veprën penale ,,Grabitje” dhe atij i është caktuar masa e ndalimit policor ndërsa të gjitha gjësendet janë konfiskuar në cilësi të provave materiale
Hetimet dhe veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti do të vazhdojnë nga ana e Njësisë së Hetimeve Rajonale në koordinim me prokurorin e shtetit.