Lajme
Mitrovicë, Asambleja e fëmijëve mbajti takim informues për të drejtat e femijëve
- 26/11/2021
- By RTV Mitrovica
Nën organizimin e Njësisë për të Drejta të Njeriut, Asambleja Komunale e Fëmijëve në Mitrovicë sot ka realizuar një takim informues për të drejtat e njeriut, respektivisht për të drejtat të cila i gëzojnë fëmijët në Kosovë.
Gjatë këtij takimi tematik, debati vuri theksin në faktin që përveç të drejtave fëmijët duhet të njohin edhe përgjegjësitë e tyre. Fëmijët asamblistë gjatë takimit patën në qendër të vëmendjes krahasimin midis nivelit të respektimit të të drejtave të fëmijëve në vend dhe në vendet evropiane.
Ndërsa, Fitim Rama, udhëheqës i Njësisë për të Drejta të Njeriut, ka ofruar mbështetjen e tij të plotë në organizimin e aktiviteteve të cila i dedikohen fëmijëve, me theks të veçantë aktiviteteve të cilat synojnë mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të tyre.