Lajme
Mikullovci takon përfaqsues të DKA-së dhe drejtorët e shkollave të mesme të larta të Mitrovicës
- 22/11/2021
- By RTV Mitrovica
Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për ofrimin e sigurisë në shkolla dhe implementimit të planit operativ “Siguria në shkolla”, Drejtoria Rajonale e Policisë në Jug të Mitrovicës, sot ka mbajtur takim me Drejtorinë Komunale të Arsimit, Drejtor të shkollave të mesme të larta të Mitrovicës, përfaqësueses të Këshillave Drejtues te Shkollave, përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve dhe përfaqësuesit e Këshillit të Nxënësve të këtyre shkollave.
Drejtori i DRP Mitrovicë Kolonel Afërdita Mikullovci para të pranishme prezantoi statistika të rasteve që janë raportuar në institucionet arsimore, duke potencuar se siguria për nxënësit është prioritet i policisë në Mitrovicë, dhe kërkoj bashkëpunim dhe koordinim me të gjithë pjesëmarrësit që të sigurohet një ambient i përshtatshëm dhe i sigurt për procesin mësimor në të gjitha shkollat.
Kolonel Mikullovci theksoj që edhe pse statistikat e rasteve për momentin nuk janë alarmante prapë se prapë duhet që të gjithë të angazhohemi në parandalim të rasteve të mundshme, këto ditë janë marr masa për shtimin e sigurisë, duke ngritur numrin e patrullimeve në afërsi të shkollave, prezencë të shtuar të policëve në uniformë dhe rroba civile. Përveç pranisë fizike të policisë në afërsi të shkollave, policia angazhohet edhe në fushata vetëdijesuese dhe projekte parandaluese në shkolla.
Në këtë takim diskutuan, shefi i sektorit të arsimit të DKA-së, z. Refik Azemi dhe të pranishmit tjerë ku u shkëmbyen ide të ndryshme, dhe u dakordua që takimet e këtij niveli të vazhdohen të mbahen edhe në të ardhmen, me qellim të koordinimit dhe bashkëpunimit, që shkollat tona të jenë të sigurta.