Lajme

Moti në pesë ditët e ardhshme në Kosovë

  • 21/11/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Java e katër e muajit nëntor parashihet me mot të ndryshueshëm, thuhet në një postim të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në Facebook. Sipas këtij njoftimi “Të hënën dhe të martën parashihet mot kryesisht i vranët dhe me shi. Të mërkurën dhe të enjten parashihet mot me intervale me diell dhe relativisht i ngrohtë. Të premten sërish parashihen vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga të shiut. Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikohen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius. Të mërkurën, në viset e ulëta do të ketë kushte për mjegull dhe mund të përsëritet edhe ditën e enjte. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.