Lajme
Në spitalin e Mitrovicës nuk ka pacientë me Covid-19
- 19/11/2021
- By RTV Mitrovica
Spitali i Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës dhe Vushtrrisë, nuk kanë pacientë me Covid-19, thuhet në një njoftim të ShSKUK-së në Facebook.
Ndërkaq, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, në trajtim janë 42 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me Covid-19 dhe 30 me post-covid.
Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, përderisa në mjekimin intnesiv të Klinikës Infektive ka 2 pacientë.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
Spital i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Gjakovës, 6 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë