Lajme
10 pacientë me Covid-19 pozitivë, po trajtohen në ShSKUK
- 17/11/2021
- By RTV Mitrovica
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 10 pacientë të konfirmuar me covid-19 pozitivë dhe 34 të tjerë post-covid, thuhet në një njoftim në Facebook të ShSKUK-së.
Sipas këtij njoftimi “me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intnesiv të Klinikës Infektive ka vetëm 2 pacientë në mjekim intensiv.”
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme.
Klinika Infektive, 5 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
Spital i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 3 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë