Lajme

Siguria në shkolla, policia kontrollon nxënësit

  • 12/11/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata kompetente, mbi 300 nxënës të Shkollës së Mesme Teknike në Mitrovicë janë kontrolluar nga policia. E kjo po bëhet me qëllim të parandalimit dhe të ofrimit të sigurisë në shkolla, bënë të ditur policia nëpërmjet një komunikate për medie.

“Në kuadër të intensifikimit të masave parandaluese në ofrim të sigurisë në shkolla, si dhe vlerësimeve të bëra nga këshilli i prindërve dhe autoriteteve të shkollës, zyrtarë policor në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë gjatë ditës së sotme kanë realizuar një urdhër kontroll të nxënësve.”

“Në saje të vlerësimeve dhe rrethanave aktuale, urdhër kontrolli është realizuar në bazë urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente me ç’rast janë kontrolluar mbi 300 (treqind) nxënës e Shkollës së Mesme Teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë.”

Gjatë kontrollit të nxënësve dhe hapsirave të shkollës nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme, thuhet në njoftimin e policisë, ndërkohë që policia mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ndërsjellë me autoritet e shkollave në ofrim të sigurisë në shkolla.