Lajme
“Libri, burimi i dijes”, botohet edhe në Suedi
- 10/11/2021
- By RTV Mitrovica
![](https://rtvmitrovica.com/app/uploads/2021/11/254795584_1286808678437860_566715772923596986_n.jpg)
Vepra letrare e drejtoreshës së shkollës fillore “Eqrem Çabej” në Mitrovicë, Remzije Sadiku Alidemaj, botohet edhe në Suedi
Drejtoresha Sadiku Alidemaj, ka pranuar një dekoratë nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi, me rastin e përkthimit në gjuhën suedeze të dramës së saj “Libri, burimi i dijes”, të botuar në vitin 2018.
Përfaqësuesi i kësaj shoqate, Fetah Bahtiri, ka përgëzuar drejtoreshën Alidemaj duke theksuar se kjo dramë pasi është përkthyer, është shpërndarë në 300 biblioteka të Suedisë dhe është mirëpritur jashtëzakonisht mirë për arsye së drama ka dhënë një mesazh shumë të mirë për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Ndërsa, drejtoresha e SHFMU “Eqrem Çabej”, znj Alidemaj, ka falënderuar përfaqësuesin e kësaj shoqate për vlerësimin e dramës së saj, duke theksuar se shtrirja e kësaj drame edhe jashtë kufijve të Kosovës është e një rëndësie të madhe sepse e tërë puna dhe angazhimi i saj shumëvjeçare i dedikohet nxënësve dhe mësimdhënësve.
Ajo me tutje ka theksuar kjo dekoratë do të shërbej si motiv shtesë në arritjen e rezultateve e sukseseve tjera edhe në shkollën me të cilën ajo udhëheqë.