Lajme
Vetura e vjedhur në Fushë Kosovë gjendet në Mitrovicë
- 10/11/2021
- By RTV Mitrovica
Një veturë që është raportuar të jetë vjedhur ditë më parë në Fushë Kosovë është gjetur në fshatin Kçiq të Mitrovicë bënë të ditur policia nëpërmjet një komunikate për medie.
“Hetuesit e Sektorit Rajonal përkatësisht njësia e autokrimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë ditës së djeshme kanë arritur të identifikojnë dhe gjejnë veturën që ishte raportuar e vjedhur në Fushë Kosovë.
Hetuesit policor, mbi bazën e informacioneve dhe veprimeve konkrete të ndërmarra, bazuar në të dhënat për llojin veturës dhe elementeve tjera që ndërlidheshin me rastin, në orët e pasdites së djeshme, në fshatin Kqiq, kanë lokalizuar lokacionin ku ndodhej vetura e llojit BMV’ me ç’ rast gjatë verifikimit të të dhënave të veturës ka rezultuar se vetura në fjalë është vetura e cila ditë më parë ishte raportuar e vjedhur në Fushë Kosovë.
Pas identifikimit të veturës, hetuesit policor kanë identifikuar dhe arrestuar një person në cilësi të të dyshuari, afër shtëpisë së të cilit është gjetur vetura e vjedhur.
Ndërkohë që për veprime të mëtejme hetimore rasti u është proceduar hetuesve të autokrimeve të Drejtorisë Rajonale në Prishtinë.”