Lajme

Në Kçiq të Mitrovicës policia sekuestron një armë!

  • 10/11/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Ndaj një të dyshuari 20 vjeçar është inicuar rast për veprën penale “Armëmbajtje pa leje” pasi që në shtëpinë e tij në Kçiq të Mitrovicës policia ka gjetur dhe sekuestruar një AK 47 dhe 14 fishekë. Kontrolli është realizuar të martën mbrëma me urdhër të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Policia njofton se “hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, mbi dyshimin e bazuar për “Armëmbajtje pa leje”, në orët e mbrëmjes së datës 9 nëntor 2021, kanë realizuar urdhër kontrollin të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Urdhër kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në fshatin Kqiq të Mitrovicës, me ç’ rast në shtëpinë e të dyshuarit A. Sh., 20 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është gjetur dhe është sekuestruar një armë e gjatë AK 47 dhe 14 fishek.

Arma dhe municioni i sekuestruar, do të procedohen si dëshmi në rrjedhën e mëtejme hetimore. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

Ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt .