Lajme

Policia në Mitrovicë mban ligjërata në shkolla për parandalimin e “Bullizmit”

  • 10/11/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Nën moton “Së bashku kundër bullizmit” me qëllim të parandalimit dhe të mbrojtjes së nxënësve, zyrtarë policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, po mbajnë ligjërata me nxënës në shkollave fillore të Mitrovicës.

Ligjëratat që po mbahen nga ana e zyrtarëve policorë, kanë për synim vetëdijesimin e nxënësve për të kontribuar në parandalimin e bullizmit tek nxënësit.

Pjesë e ligjëratave nga aspekti pedagogjik janë edhe pedagogë të shkollave. Ata së bashku po shtjellojnë shprehjet dhe veprimet ku me-apo pa vetëdije nxënësit e përdorin bullizmin në jetën e përditshme .

Komponentë përbërëse e ligjëratave është njoftimi për detyrat dhe përgjegjësitë që zbaton policia në fushën e parandalimit ashtu edhe në atë të reagimit, gjegjësisht trajtimit të rasteve të kësaj natyre si dhe për pasojat që shkakton kjo dukuri.