Lajme
Drejtoria e Bujqësisë nënshkroi kontratat me 43 përfituesit për hapjen e puseve me ujë të pijshëm
- 09/11/2021
- By RTV Mitrovica
Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku, gjatë ditës së hëne, ka nënshkruar kontratat me qytetarët mitrovicas të cilët kanë përfituar nga projekti hapja e puseve (bunarë për ujë të pijshëm).
Ky projekt është realizuar si rezultat i bashkëpunimit të mirë mes Komunës së Mitrovicës dhe organizatës “Qatar Charity”, ku kanë përfituar gjithsej 43 qytetarë të Mitrovicës, ashtu siç është paraparë me nënshkrimin e memorandumit.
Me këtë rast, drejtori Sadiku, fillimisht ka falënderuar përfaqësuesit e organizatës “Qatar Charity” për ndihmën dhe kontributin e vazhdueshëm që ka pasur ndaj Komunës së Mitrovicës, si dhe ka uruar qytetarët përfitues të këtij projekti, duke thënë se sado pak do të ndikojë në përmirësimin e mirëqenies së tyre.