Lajme
Ndikimi i pandemisë në ekonominë e Kosovës, intervistë me Drejtorin e Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka
- 08/11/2021
- By RTV Mitrovica
– Z. Zeka e dijmë që pandemia ka prekur edhe ekonomitë e vendeve të zhvilluara e most ë flasim për ekonomi të brishta siç është edhe ajo e Kosovës. A ka realisht një vlerësim de s aka ndikuar dhe a vazhdon akoma të ndikoj pandemia në ekonominë e Kosovës?
“Apsolutisht që po, efektet e pandemisë vazhdojnë të vërehen edhe gjatë këtyre ditëve edhe gjatë kësaj periudhe. Për aq kohë sa vazhdon një situatë jo e qëndrueshme në aspektin epidiomologjik dhe për aq kohë sa ballafaqohemi me kufizime të tjera që kanë për synim parandalimin e përhapjes së pandemisë, po flas këtu kufizime edhe në aspektin e aktiviteteve ekonomike edhe të orarit të lëvizjes, rrjedhimisht edhe të orarit të punës të operatorve ekonomik në vend. Për sa i përket ndikimit që pandemia ka pasur, ne natyrisht si Odë Ameikane thirremi në ato që janë statistika zyrtare të institucioneve përgjegjëse të Republikës së Kosovës, pra në normën e rritjës negative në këtë rast ekonomike për gjatë vitit të kaluar të publikuar nga ana e Agjencisë së Statstikave të vendit dhe nga ana e Bankës Qëndrore të Republikës së Kosovës, e cila në anën tjeter nuk është që dallon shumë edhe prej raporteve të publikuara nga institucionet financiare ndërkombëtare. E mira është që megjithatë ne kemi pasur një shkallë më të lartë të rritjes ekonomike për gjatë vitit 2021 që i mundëson vendit po që se vazhdon me një ritëm të tillë një rikuperim të dëmeve të shkaktuara nga pandemia ndoshta në periudhë më të shpejt se sa vendet e tjera, me qenëse edhe ashtu baza kundrejt së cilës ne bëjmë një krahasim të tillë nuk ka qenë shumë e lartë dhe kjo i bije që të njejtën kohë nuk kemi edhe shumë hapsirë për vetkënaqësi si shtet. Qfarë ne si Odë Amerikane bashkë me partnerët tanë të tjerë i kemi rekomanduar qeverisë është të shfrytëzoj të gjitha qrregullimet që janë krijuar nga shpërthimi i pandemisë COVID-19 e tutje për të ristrukturuar ekonominë për të vënë fokus më të madh tek sektori i prodhimit i cili në anën tjetër duket që ka qenë në gjendje që të plasoj produktet e veta në një shkallë më të lartë edhe në shtet anëtare të Bashkimit Evropian po edhe në tregun e Shteteve të Bashkuar të Amerikes. Besoj që prodhuesit kosovarë kanë arritur të shfrytëzojnë qrregullimet që janë krijuar në zingjirët global të furnizimit, sidomos në tregjet ose në shtetet aziatike të cilat tradicionalisht janë të njohur si “fabrikat e botës”.
– Cilët ishin sektorët që pësuan më së shumti?
“Kishte disa sektorë, po sektori ndoshta që është përfolur më së shumti dhe edhe në bazë të statistikave të prezentuara nga ana e Administrates Tatimore të Kosovës duket të jetë më i godituri nga pandemia është sektori i mikpritjes dhe sektori i shërbimit të ushëimit ndryshe i jemi referuar edhe si sektori i gastronomisë ose sektori I Horekas, për shkak se edhe kufizimi i punës së tyre ka qenë më i dukshëm edhe gati i ndërilidhur me secilin vendim të cilin e ka marrë Qeveria e Kosoves. Sektorët e tjerë në muajt e parë pas shpërthimt të pandemisë kanë qenë sektori i transportit në përgjithësi, edhe të mallrave edhe të njerzëve dhe sektori i ndërtimtarisë, edhe pse pastaj këta sektorë në anën tjeter kanë arritur që ndoshta të kthejnë aktivitetin e tyre në nivelin nese jo të para pandemisë atëherë në nivele pak më të kënaqshme krahasur me sektorin e gastronomisë i cili duket që ka bartur tërë efektet negative të pandemisë prej momentit të shpërthimit të saj e tutje.”
– Krahasuar me vitin e kaluar si është gjendja këtë vit? A ka indikacione për ndonjë ndryshim pozitiv, ju that që ka rritje këtë vit.
“Gjatë këti viti kemi pasur normë më të lartë të rritjes ekonomike, po megjithatë flasim për një rritje nominale baza e të cilës është viti 2020 kur e kemi pasur një normë negative të rritjes ekonomike. Burimi i kësj rritje ekonomike që kemi parë këta muaj të vitit 2021 po i referohemi ndoshta gjysmës së parë të vitit 2021, kryesisht është sektori privat. Pra kjo rritje është ndikuar kryekëput nga konsumi i cili pastaj natyrisht është ndikuar nga remitencat nga diaspora ose nga vet ardhja e diasporës në numra kogja të lartë për gjatë vitit 2021, gjegjësisht përgjatë muajve të verës të këtij viti. Kjo tregon që në njërën anë diaspora ka një rol jashtëzakonisht të madh në zhvillimin ekonomik të vendit po të njëjtën kohë po flasim për një element i cili nuk është elemet i cili garanton qëndrushmeri në aspektin e zhvillimit ekonomik. Kosova megjithatë duhet të përpiqet të përmirsoj mjedisin e të bërit biznes duke i inkurajuar kështu edhe investimet e mbrendshme edhe tërheqjen e investimeve të jashtme të cilat garantojnë edhe qëndrueshmëri në aspektin zhvillimit ekonomik edhe krijimin e vendeve afatgjata të punës.”
– Si e vlerësoni reagimin institucional për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike? A mund të bëhet më shumë në mënyrë që t’u vihet në ndihmë konkrete bizneseve kosovare të cilat në masë të madhë po ballafaqohen me pasoja?
“Besoj që gjithqka që ka ndodhur me këtë ndodhi të paprecedent, po flas për pandeminë Covid-19 e tutje, ka qenë thjesht në suaza të një ushtrimi shpeshhërë të bazuar në teori, pak shembuj praktik. Ndoshta në këtë rast edhe shtetet më të fuqishme të botës kanë dështuar në ofrimin e përkrahjes së duhur ose përkrahjes së mirfillt për t’u dalë në ndihmë qoftë ndërmarrjeve apo qytetarëve pas shpërthimit të pandemisë Covid-19, kështu që nuk mund të shprehem në terma absolut për të vlersuar nëse përkahja ka qenë adekuate ose jo. Ne si Odë Amerikane edhe asosiacione tjera të biznesit kemi qenë të zëshme duke kërkuar përkrahje më të madhe financiare për ndërmarrjet. Gjithmonë mund të bëhet më tepër, por siç e thash pandemia si e tillë ka qenë e pa precedent, pastaj edhe masat të cilat janë aplikuar qoftë nga Kosova ose shtetet e tjera ndoshta është shumë herët të vlerësohen nëse kanë qenë masa të duhura duke e ditur që efektet në ekonomi megjithatë duhet të vlerësohen dhe maten pas disa viteve. Ajo çfarë mund të themi ose çfarë duhet të themi është që të bëjmë thirrje të vazhdushme te qeveria që për aq kohë sa vazhdon pandemia edhe për aq kohë sa kemi këto kufizime të cilat i përmenda më herët, qeveria duhet të konsideroj në vazhdimsi aplikimin e masave përkrahëse, gjë që edhe po ndodhë edhe gjatë këtyre ditëve.”
– Po vetë bizneset çfarë duhet të bëjnë për të menaxhuar më mirë këtë situatë?
“Besoj që sidomos bizneset prodhuese në Kosovë siç e thash krejt në fillim kanë arritur që shumë mirë të shfrytësojnë çrregullimet që janë krijuar në tregjet globale të furnizimit. Kemi rritje të eksportit përgjatë vitit 2020 krahasuar me vitin 2019 edhe pse ndoshta i kemi edhe dy muaj deri në në përfundim të vitit 2021, duket që trendet e eksportit kanë vazhduar jashtëzakonisht mirë edhe përgjatë këtij viti edhe pse do të duhet të presim edhe shkurtin e marsin e vitit të ardhshëm për të parë edhe dëshmi statistikore që të mbështesin këtë që e thash, por siç thash duket që trendet janë jashtëzakonisht të mira. Ne si Odë Amerikane meqenëse njëri prej objektivave kryesore tona përfshinë avancimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, jemi të lumtur të raportojmë që ka pasur rritje të eksporteve të produkteve kosovare drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës diku më pak se 3 milion euro në fund të vitit 2019, rreth 25 milion euro në vitin 2020, edhe sivjet duket që kjo shifër, pra shuma e eksporteve do të tejkaloj 150 milionshin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tash llogaritni sa e rëndësishme është kjo për një shtet si Kosova që llogaritë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës politikisht si njëri ndër partnerët kryesor strategjik, tashmë edhe në aspektin e bashkëpunimit tregtar e ekonomik ky raport duket që po avancon shumë më tepër.”
– Në bazë të parashikimeve si do të jetë e ardhmja për ekonominë e Kosovës z. Zeka? Derisa qeveria po pretendon se këtë vit kemi rritje ekonomike si asnjëherë më parë, në anën tjetër jemi dëshmitarë të një trendi të rritjes së çmimeve të artikujve elementarë që padyshim do të ketë pasoja për shumë ekonomi familjare. Cili është vlerësimi juaj për këtë?
“Aspekti i ngritjes së kostos së operimit, të kostos së prodhimit për ndërmarrjet prodhuese edhe çmimit të produkteve në përgjithësi jo vetëm në Kosovë por globalisht e ne si vend i cili importon pothuajse gjithçka atëherë natyrisht që krahas produkteve importojmë edhe çmimet të cilat imponohen nga prodhuesit e këtyre produkteve çoftë në Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shtetet Aziatike ose shtetet e tjera prej kudo që ne importojmë produkte të caktuara. Çrregullimet që kanë ndodhur globalisht natyrisht kanë ndikuar edhe në rritjen e kosotos së lëndës së parë, kanë ndikuar edhe në rritjen e kostove të transportit dhe nuk po flasim thjesht për dyfishim por po flasim për rritje të jashtëzakonshme të kosotos së transportit e cila pastaj gjithçka përkthehet edhe në kosoton e operimit të ndërmarrjeve edhe nji shtrenjtim ose rritje të kostos së prodhimit në përgjithësi edhe krejt në fund konsumatori ballafaqohet me këto çmime më të larta të produkteve shumë shpesh edhe të produkteve esenciale të cilët janë artikuj esencial në shporten e konsumatorit. Kjo mund të jetë sfida në të ardhmen. Po kemi rritje ekonomike nominale, megjithatë e njejta duhet të përshtatet edhe me normën e inflacionit përgjatë vitit 2020 ose më mirë të themi meqenëse po flasim për vitin 2021 me normën e inflacionit të vitit 2021, për të ardhur deri te ajo shifër e cila pastaj tregon se cila është rritja reale ekonomike në vendin tonë. Në anën tjetër të ardhurat qoftë të punonjësve në sektorin publik apo edhe të punonjsve në sektroin privat kanë ngelur të njejta, pra nuk kanë shënuar një rritje gjë që sugjeron që megjithatë fuqia blerëse e konsumatorëve në Kosovë është më e vogël edhe kjo mund të jetë ajo sfida që pastaj mund të ndikoj edhe në zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik e edhe social këtë vit e edhe në vitet në vijim.
Shiqo storien: https://www.youtube.com/watch?v=fGaRKlDZ5aM&t=149s