Lajme
Dy ish basketbollistë të Trepçës, bëhen asambleista
- 03/11/2021
- By RTV Mitrovica
Dikur luanin së bashku në KB Trepça, ndërsa sot janë pjesë e Kuvendit Komunal në Mitrovicë, bazuar në rezultatet e shpallura nga KQZ për kandidatët për Kuvend Komunal.
Arian Tahiri, nga PDK-ja dhe Gazmend Asllani nga LDK-ja, pritet të jenë zë i fuqishëm i sportistëve.
Derisa Ariani, ka qenë bartës i listës në subjektin e tij, Gazi i ka siguruar votat e mjaftushme për të qenë pjesë e kuvendit komunal në Mitrovicë.
(Mitrosport)