Lajme
Nënshkruhet marrëveshja për hapjen e 43 puseve për ujë të pijshëm në Mitrovicë
- 12/10/2021
- By RTV Mitrovica
Komuna e Mitrovices dhe organizata “Qatar Charity” nënshkruajnë marrëveshje për hapjen e 43 puseve për ujë të pijshëm.
Kryetari I Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri e ka falënderuar drejtorin e organizatës, “Qatar Charity”, Mahmoud Abbas Shaker, për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe realizimin e shumë projekteve në Mitrovicë, më q’rast e ka uruar edhe për marrjen e detyrës së re të kësaj organizate në Shqipëri.
”Ju falënderoj për bashkëpunimin korrekt dhe profesional të treguar me vite në komunën tonë dhe ju dëshiroj suksese të mëtejshme në punën tuaj në Shqipëri, duke qenë i bindur se falë punës suaj edhe në Shqipëri do të përmirësohet mirëqenia e qytetarëve nga projektet e kësaj organizate”, ka thënë kryetari Bahtiri.
Po ashtu kryetari Bahtiri ndau edhe një mirënjohje për z. Mahmoud Abbas Shaker, si shenjë falënderimi për bashkëpunimin e treguar.
Më tutje kryetari Bahtiri dhe drejtori i ri i organizatës “Qatar Charity”, Esam Dabab, biseduan edhe për mundësinë e bashkëpunimit për projekte të tjera jetësore për qytetarët e komunës. Në kuadër të këtij memorandumi, do të bëhet hapja e puseve në vende të ndryshme publike të komunës, kurse projekti është̈ paraparë të realizohet për familjet në kushte të rënda ekonomike.