Kulture
MKRS do ta financoj e UNDP do ta implementoj restaurimin e shtëpisë se Xhafer Devës në Mitrovicë
- 01/10/2021
- By RTV Mitrovica
Ministri i Kultures Hajrullah Çeku përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se është nënshkruar një marrëveshje ndërmjet Ministrisë dhe UNDP-së për rinovimin e dy objekte të rëndësishme të trashëgimisë kulturore. Bëhet fjalë për shtëpinë e Xhafer Devës në Mitrovicë dhe xhaminë e Drenocit në komunën e Deçanit.
“Dje nënshkruam një marrëveshje për ndarjen e shumës prej 360,000 Euro shtesë për të rinovuar dy objekte të rëndësishme të trashëgimisë kulturore. MKRS do të financojë dhe UNDP do të zbatojë restaurimin e plotë të dy monumenteve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore: shtëpinë e Xhafer Devës në Mitrovicë dhe xhaminë e Drenocit në komunën e Deçanit.” Ka shkruajtur ministri Çeku në FB.
Postimi i plotë:
“ Vazhdojmë me punë të mira në fushën e trashëgimisë kulturore
Dje nënshkruam një marrëveshje për ndarjen e shumës prej 360,000 Euro shtesë për të rinovuar dy objekte të rëndësishme të trashëgimisë kulturore. MKRS do të financojë dhe UNDP do të zbatojë restaurimin e plotë të dy monumenteve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore: shtëpinë e Xhafer Devës në Mitrovicë dhe xhaminë e Drenocit në komunën e Deçanit.
Këto ndërhyrje zbatohen në kuadër të Instrumentit të Bashkimit Europian që kontribuon në Stabilitet dhe Paqe (IcSP), i financuar nga projekti “Trashëgimia Kulturore si Drejtuese e Dialogut Ndër-Komunitar dhe Kohezionit Social”, i cili zbatohet nga UNDP, në bashkëpunim të ngushtë me MKRS.
Së bashku me kontributin e BE prej 2 milionë eurosh për projektin “Trashëgimia Kulturore si Drejtuese e Dialogut Ndër-Komunitar dhe Kohezionit Social”, marrëveshja e sotme për ndarjen e shumës prej 360,000 Euro shtesë nga MKRS është dëshmi dhe përkushtim për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes BE, MKRS dhe UNDP.”