Kulture

Sot është përvjetori i vdekjes së Muharrem Qenës

  • 25/09/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Muharrem Qena është pa dyshim ndër emrat më të mëdhenjë në historinë e artit dhe kulturës në Kosovë.
Ai kishte lindur në Qershor të vitit 1930 në Mitrovicë ndërsa sot më 25 Shtator 2021 bëhen 15 vjet nga vdekja e tij (2006, Prishtinë).


Muharrem Qena punoi si regjisor, producent, këngëtar e skenarsit. Ishte njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe këngës argëtuese shqipe. Ka luajtur në mëse 50 role në teatër e në film, është autor i dramës “Bashkëshortët”.

 


Muharrem Qena ka bërë regjinë e më shumë se 200 shfaqjeve. Është kantautor i këngëve “Oj Hanë”, “Kaçurrelja”, “Tetori”, “Mine” dhe “Shokut” ndërsa ka interpretuar edhe shumë këngë të tjera të cilat dëgjohen edhe sot e kësaj dite.

Sot emrin e tij me krenari e mbanë Teatri i Qytetit në Mitrovicë.

Ndryshe nga familja emblematike Qena kanë dalë emra të shumtë të artit dhe kulturës.