Lajme
Dy qytetar kuletat e gjetura i dorëzojnë në polici të njëjtat iu kthehen pronarëve
- 03/09/2021
- By RTV Mitrovica
Me datën 2 shtator 2021, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, janë raportuar dy raste të gjetjes së kuletave nga dy qytetarë.
Rasti i parë i gjetjes së kuletës është raportuar në orët e paradites, nga qytetari F. A., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili deri sa ndodhej në shëtitore afër sheshit Isa Boletini në Mitrovicë, ka gjetur një kuletë me një shumë të hollave.
Ndërsa rasti i dytë është raportuar në orët e mbrëmjes, nga qytetari S. S., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili deri sa ndodhej në rrugën Afrim Zhitia në Mitrovicë, ka gjetur një kuletë me një shumë të hollave.
Në të dy rastet janë identifikuar dhe verifikuar personat të cilëve iu kanë humbur kuletat me dokumentacion dhe të holla, të njëjtat pas procedurave policia ua ka dorëzuar pronarëve, me ç rast të njëjtit kanë falënderuar dy qytetarët dhe Policinë e Kosovës.
Policia falënderon dy qytetarët për veprimet e ndërgjegjshme dhe mundësimin e kthimit të kuletave tek personat të cilëve u përkisnin.