Lajme
800 mijë euro investime për shkollën e Vaganicës
- 09/05/2023
- By RTV Mitrovica

800 mijë euro investime për shkollën e Vaganicës
Kryetari i Komunës, z. Bedri Hamza, së bashku me nënkryetarin, z. Arian Tahiri, vizituan shkollën fillore “Skenderbeu” në Vaganicë, për të shikuar nga afër investimet që janë duke u realizuar në infrastrukturën e këtij objekti.
Nga kryetari Hamza është bërë e ditur se arsimi mbetet prioritet i qeverisjes lokale, andaj mbi 800 mijë euro do të investohen në infrastrukturën e kësaj shkolle.
Ndërsa, nënkryetari Tahiri ka thënë se infrastruktura e vjetëruar nëpër shkolla, është pengesë për kryerjen e aktivitete arsimore me nxënës.
Prandaj, nga ky vit e tutje, temperaturat e ftohta gjatë dimrit nuk do të jenë arsye për mungesën e nxënësve në mësim.
“Pas renovimit të sallës së sporteve vitin e kaluar, termoizolimit, ndërrimit të dritareve dhe furnizimin me sistem tërësisht të ri të ngrohjes këtë vit, shkolla fillore “Skenderbeu” vitin e ardhshëm do të kompletohet me rregullimin e oborrit”, është shprehur z. Tahiri.