Lajme

Komuna e Mitrovicës pranon 600 komposterë shtëpiakë

  • 16/08/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Komuna e Mitrovicës pranon 600 komposterë shtëpiakë

Komuna e Mitrovicës, respektivisht Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit gjatë kësaj jave ka bërë pranimin e 600 komposterëve shtëpiakë, donacion ky i dhuruar nga GIZ-i Gjerman.

Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje të Mjedisit, Egzon Sadiku, ka falënderuar GIZ-in për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve që kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit, duke thënë se kompostimi shtëpiak është me rëndësi për qytetarët e Mitrovicës, pasi ka për qëllim reduktimin e sasisë totale të mbetjeve që depozitohen në deponi.

Ai më tutje ka thënë se qytetarët të cilët do të pajisen me infrastrukturë për kompostim shtëpiak do të kenë mundësi që mbeturinat siç janë barishtet e gjethet në oborret që posedojnë, mbeturinat e frutat e perimet dhe mbetjet tjera t’i klasifikojnë dhe t’i shndërrojnë ato në pleh organik për nevoja të veta.

Gjithashtu ai ka bërë të ditur se Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit do të vazhdojë me shpërndarjen e komposterëve tek amvisëritë në të gjithë territorin e komunës. Ndërkaq në ditët në vijim do të organizohet edhe një fushatë vetëdijesuese për t’u informuar rreth përdorimit të komposterëve.

Përmes linkut të bashkangjitur mund të shihni se si bëhet kompostimi i mbeturinave.