Lajme
24 vjet nga rënia heroike e Komandant Shemit
- 26/04/2023
- By RTV Mitrovica
Sot në Mitrovicë është shënuar 24 vjetori i Epopesë së lavdishme të Melenicës dhe njhëerit edhe rënia heroike e Komandant Shemsi Ahmetit.
Në këtë përvjetor, përfaqësuës komunal, të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe familjarë të heorit kanë bërë homazhe pranë shtatores së Komandant Shemit në qendër të Mitrovicës.
Homazhe u bënë dhe u vendosën buqeta lulelesh edhe tek varrezat e dëshmorëve në Shipol.
Sot u përkujtuan edhe bashkëluftëtarët e heroit që kanë rënë në të njejtën ditë në Betejën e Melenicës me 26.04.1999, Enver Musa, Shemsi Isrefi, Faruk Beqiri, Sokol Preteni, Esat Meholli, Qazim Cimili.
Komandant Shemi vlerësohet si një nga komandantët më të zot që ka pasë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ai ishte protagonist i pothuajse të gjitha betejave që janë zhvilluar në Zonën Operative të Shalës, përfshirë këtu edhe Betejën e Melenicës e cila njihet si njëra ndër betejat më të lavdishme të luftës së UÇK-së, dhe paraqet kulmin e epopesë së madhe shaljane, ku plotë 46 ditë me radhë u luftua me forcat serbe.
Heroi Shemsi Ahmeti ra heroikisht me 26 Prill të vitit 1999.