Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the acf domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/rtvmitrovica/public_html/wp/wp-includes/functions.php on line 6121
Konferenca e VI-të Mbarëkombëtare e Arkivistikës do të mbahet në Mitrovicë — RTV Mitrovica
Lajme

Konferenca e VI-të Mbarëkombëtare e Arkivistikës do të mbahet në Mitrovicë

  • 08/02/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Konferenca e VI-të Mbarëkombëtare e Arkivistikës do të mbahet në Mitrovicë
Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Valdete Idrizi, ka pritur në takim kryeshefin ekzekutiv të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, z. Bedri Zyberaj.
Qëllimi i këtij takimi ishte dakordimi për organizimin e Konferencës së VI-të Mbarëkombëtare të Arkivistikës, e cila është planifikuar të mbahet në Mitrovicë, në fshatin Boletin, në muajin qershor.
Konferenca Mbarëkombëtare e Arkivistikës, është një konferencë që organizohet çdo vit nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë.
Kjo konferencë do të mbledhë ekspertët dhe studiuesit e arkivave të vendeve shqip folëse, të cilët diskutojnë çdo vit për problematikat, metodologjinë e studimit, digjitalizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së përmbajtjes, inovacionin, si dhe vizionit të punës së arkivave në realitetet e sotme.
Me këtë rast, drejtoresha Idrizi ka thënë se Komuna e Mitrovicës padyshim që do të mbështesë organizimin e kësaj konference, duke marrë parasysh rëndësinë e kësaj konference në gërshetimin e të dhënave arkivore të disa qendrave rajonale.