Lajme

22 vjet nga rënia e dëshmorit Avni Hajredini

  • 13/02/2022
  • By RTV Mitrovica
Share
Foto: Amir Kelmendi

Sot në Mitrovicë u shënua 22 vjetori i rënies së dëshmorit Avni Hajredini.

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, përfaqësues të tjerë komunal, si dhe drejtues të shoqatave të luftës, kanë vendosur buqeta lulesh tek pllaka përkujtimore në vendin e rënies, në ‘Lagjen e Boshnjakëve’ në veri të qytetit dhe tek varrezat e dëshmorëve në Shipol.

Nënkryetari Tahiri ka vlerësuar lartë kontributin e dëshmorit Avni Hajredini për çështjen kombëtare dhe të dëshmorëve të tjerë të rënë në luftën e fundit në Kosovë për çlirimin e vendit.

Dëshmori Avni Hajredini ishte vra më 13 shkurt të vitit 2000 në “Lagjen e Boshnjakëve”, në veri të qytetit të Mitrovicës, në momentin kur po kalonte lumin për të dalë në veri në mbrojtje të shqiptarëve që ishin sulmuar barbarisht nga bandat kriminale serbe duke ushtruar terror të vërtetë mbi ta dhe po ndiqeshin nga shtëpitë e tyre.