Lajme
Mitrovicë: Drejtoria e Inspekcionit paralajmëron subjektet afariste që veprojnë në këtë qytet
- 07/07/2023
- By RTV Mitrovica

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës, ka njoftuar zubjektet afariste se obligohen të paraqesin kërkesë në Komunë nëse duan të punojnë me orar të zgjatur ose të shkurtër.
Kërkesen duhet ta paraqein në Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik dhe Drejtorinë për Planifikim dhe Urbanizëm.
“Kërkesa duhet të parashtrohet duke u bazuar në Rregulloren Nr.07/2023 për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe veprimtarive tjera në Komunën e Mitrovicës, së paku 48 orë më parë, së bashku me dokumentet e kërkuara.”
Me qëllim të përkrahjes së bizneseve, Komuna e Mitrovicës me rregulloren në fuqi ka liruar nga taksa komunale për këtë çështje.