Notice: file_get_contents(): read of 8192 bytes failed with errno=21 Is a directory in /home/rtvmitrovica/public_html/wp/wp-includes/functions.php on line 4666

Notice: wp_json_file_decode(): Error when decoding a JSON file at path /home/rtvmitrovica/public_html/app/themes/rtvmitrovica/resources: Syntax error in /home/rtvmitrovica/public_html/wp/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: file_get_contents(): read of 8192 bytes failed with errno=21 Is a directory in /home/rtvmitrovica/public_html/wp/wp-includes/functions.php on line 4666

Notice: wp_json_file_decode(): Error when decoding a JSON file at path /home/rtvmitrovica/public_html/app/themes/rtvmitrovica/resources: Syntax error in /home/rtvmitrovica/public_html/wp/wp-includes/functions.php on line 6114
Keqreprezentimi në media dëmton imazhin publik të grave — RTV Mitrovica

Notice: Undefined property: WP_Error::$parent in /home/rtvmitrovica/public_html/app/uploads/cache/6ab6f7716a7631e82bc51722d4d2e2a6267eb261.php on line 14
Gratë

Keqreprezentimi në media dëmton imazhin publik të grave

  • 09/08/2024
  • By RTV Mitrovica
Share

Seksizmi, gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi i grave në përmbajtjet mediale, qojnë në dëmtim të imazhit publik e largim të grave nga jeta publike. Mënyra se si mediet reprezentojnë gratë, ndikon në përforcimin e stereotipeve të dëmshme dhe formësimin e mendimit negativ për gratë.

 

Nga: Majlinda Brahimi

“Dy motrat bukuroshe shqiptare, bëhen police të Kosovës” ishte një titull në faqen e facebookut të një portali. Përveç emrave, ishte publikuar edhe një fotografi private e vajzave që nuk lidhej aspak me punën që ato do të bëjnë tash e tutje në polici.

Fotografitë e vajzave në fjalë kanë qarkulluar nëpër faqe të ndryshme të rrjeteve sociale, fatkeqësisht edhe atyre që mbështillen nën petkun e mediave.

Tituj e fotografi ku gratë dhe vajzat më shumë përfliten për pamjen se sa për funksionin apo punën e tyre, nuk janë të rralla në media sidomos ato në internet. Madje mediet në shumë raste më tepër i kontribuojnë thellimit të stereotipeve të dëmshme për gratë se sa fuqizimit dhe përkrahjes së grave. Përmbajtjet mediatike shpesh i tejkalojnë normat etike dhe morale duke përdorur gjuhë e imazhe seksiste dhe denigruese për gratë.

Organizatat e të drejtave të grave dhe ato të çështjeve gjinore shprehin shqetësim për keqportretizim të grave në përmbajtjet mediale. Profesionistët dhe njohësit e fushës së medias në anën tjetër bëjnë thirrje për veprim në luftimin e këtyre dukurive.

Neri Ferizi aktiviste e të drejtave të njeriut nga Mitrovica thot se një fenomen i tillë është i shprehur më tepër në mediat online.
“Sidomos portalet kur e postojnë një lajm, aq ia huqin qoftë në tekst qoftë në titull, ose e bëjnë me qëllim nuk e di, për shkak të vieës ose me marrë më shumë reach, po përnime është shqetësuese kaniherë cka ndodhë.”

Portretizimet negative të grave nga mediat i sheh me shqetësim edhe Vetone Veliu nga Asociacioni i Grave të Mitrovicës për të drejtat e njeriut.

“Sigurisht që ne si organizata të grave të cilat promovojnë dhe mbrojnë të drejtat e grave por edhe mua si një grua e rëndomt, sigurisht që më shqetëson shumë ky fakt, se gratë portretizohen në mënyra të ndryshme, në mënyra shumë negative, shpëshëherë në portretizime të shëmtuara që neve na bëjnë të ndihemi shumë keq vetëm pse jemi gra. Qoftë ato gratë në politikë, apo gratë nga parti por edhe të mediave(gazetare/prezantuese).

Keqreprezentimi i grave vërehet kryesisht tek pjesa jo informative e mediave thot Profesori i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Alban Zeneli.

“Realisht nëse flasim për përmbajtjen mediale përgjithësisht pra jo për lajmet por për pjesën tjetër që është kryesisht argëtim ose infotaintment pra pjesa jo informative e medias, keni të drejtë kur konstatoni që vërehet një keqreprezentim i madh i roleve gjinore, veçanërisht i grave, duke u nisur nga reklamat të cilat stereotipizojnë gra të cilat duhet me qenë në kuzhinë, gra të cilat duhet me e kry një punë që po themi në thonjëza tradicionalisht kanë qenë punë të grave, ndërkohë që të njejtën gjë e bëjnë edhe për gjininë mashkullore thënë të drejtën. Nuk mund të flasim me numra për këtë situatë, por nëse flasim për tendencën, jam jashtëzakonisht i sigurtë që keqreprezentimi ekziston dhe bëhet kryesisht në pjesën joinformative të medias, e fatkeqësisht kjo pjesa joinformative është më e shikueshmja në mediat tona.

“Gratë reprezentohen si objekte”

Historikisht, media ka pasë ndikim të madh në përforcmin e stereotipeve për lolet gjinore. Mënyrat se si janë përshkruar dhe janë paraqitur gratë në të gjitha llojet e mediave kanë ndikuar në normalizim të sjelljeve të dëmshme dhe diskriminim ndaj grave.

Megjithë përpjekjet e vazhdueshme për të sfiduar dhe ndryshuar këto portretizime negative fenomeni i keqreprezentimit të grave në media vazhdon të mbetet sfidë.
Profesori Alban Zeneli thot se ky keqreprezentim në medie ka pasoja për keqshpërfaqjen e grave në të gjitha sferat publike.

“Fatkeqsisht kemi një numër të përmbajtjes mediale që është në rritje në të cilën gratë reprezentohen si objekte. Pra nuk është se ftohen aty për të dhënë ndonjë mendim, për të dhënë ndonjë ekspertizë që kanë, por thjesht si një objekt në thonjëza dekorues për emisione argëtuese të ndryshme televizive. Kjo paraqet përnjëmend një sfidë të madhe sepse media përveç rolit që ka në informim, roli tjetër i medias është edhe formësimi i mendimit të shoqërisë për qështje të caktune, e nga kjo pikëpamje formësimi i gabuar i mendimit për rolet gjinore shkakton një problem tjetër në shoqëri mandej, sepse ai keqreprezentim vazhdon mandej me qenë edhe keqreprezentim edhe në sfera të tjera të shoqërisë, keqreprezentim në punë, keëreprezentim përgjithësisht në shoqëri.

Ngjashëm komenton edhe Alba Ajdarevik nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore.

“Kur flasim për këtë temë e shohim që shpesh herë në mediat tona iu ipet më shumë rëndësi se çfarë ka veshur një grua ose si po duket një grua se sa ajo çfarë po thot, dhe kjo e bënë gruan si një objekt dhe jo si një qenie njerëzore që ka informata.”

Mediat do të duhej të luanin rol pozitiv në promovimin e virtyteve dhe arritjeve të grave shton aktivistja Vetone Veliu.

“Por ndoshta këta gazetarë nuk po i shohin ato cilësi apo virtyte të grave të cilat i kanë, apo është edhe tjetra që po besoj është kjo tjetra që ata kanë nevojë për klikime edhe pastaj i postojnë disa ngjarje apo disa të dhëna që ndoshta edhe nuk duhet as me u marrë me to.”

Megjithatë kjo tendencë nuk është prezente vetëm në shoqërinë tonë thot gazetari dhe drejtuesi i Mitropol Media, Urall Boshnjaku nga Mitrovica.

“Portretizimi i gruas për fat të keq vazhdon të jetë ende seksist, dhe kjo nuk vlenë vetëm në nivelin lokal por kjo vlenë edhe për gratë që nuk janë në Kosovë, pra gratë artiste me renome botërore për të cilat shpeshëherë hasim lajme por jo lajme për sukseset dhe arritjet e tyre, por më shumë për dukjen e tyre, veshjen e tyre dhe paraqitjen e tyre. Kjo medoemos i bënë lajmet të jenë seksiste.”

Mënyrat e dëmshme të raportimit ndikojnë në largimin e grave nga paraqitjet publike dhe mediale, tërheq vërejtjen aktivistja Neri Ferizi.

“Kryesisht nuk merren kurrë me atë se cfarë po thot një grua por merren qoftë me personalen qoftë me dukjen. E kjo po e bon mandej problematike për gratë me hy në televizion ose me dalë publikisht.

Pasojat e keqportretizimit në media i bartin kryesisht gratë kosovare në politikë. Për më tepër ato shpesh janë target i gjuhës së urrejtjes dhe seksiste. Kjo jo vetëm që i dëmton gratë në zgjedhje por ndikon edhe tek ambiciet e grave të reja për t’u përfshirë në politikë apo jetën publike në përgjithësi. Një raport i NDI i publikuar në 2022 nënvizon se “Portretizimi negativ i grave në media përbën një sfidë të shtuar për suksesin elektoral të grave.”

Ndërsa një raport i monitorimit të lajmeve në mediave sociale i bërë nga organizata Demokraci për Zhvillim (D4D), thekson se gjatë vitit 2023 është vërejtur se gjuha e urrjetjes, seksiste dhe ofenduese, është rënduar edhe më shumë ndaj grave në politikë. Raporti thekson edhe gjuhën e urrejtjes në komentet e qytetarëve, e ku shënjestër e kësaj gjuhe janë në veçanti gratë në politikë.

Profesori Alban Zeneli thot se ky është një keqfunksion i medieve të reja.

Ne kemi një numër të faqeve sidomos të mediave sociale por pastaj edhe ëebsajte të dyshimta të cilat e kanë qëllim klikimin edhe nuk zgjedhin mjete me të cilat me mbërri te fitimi, e këtu përfshihet pastaj edhe keqreprezentimi gjinor që shpesh herë edhe figura publike në Kosovë, deputete, ministre etj janë komentu përfshi edhe presidenten janë komentu për dukjen e tyre por nuk janë komentu për punën që e kanë bërë qoftë në kuvend qoftë në presidencë qoftë në ministri, qoftë kudo që ka qenë. Qëllimi i këtyre faqeve kryesisht gjenerimi i angazhimit të audiencës përmes përshkrimit të trupit të grave në këtë rast që kanë qenë zyrtare shtetrore, të larta madje, dhe ky padyshim që është një keqfunksion që e kanë mediat e reja.

Profesori Zeneli ka theksuar rëndësinë e edukimit medial të publikut për luftimin e këtyre dukurive negative në medie. “Këtë keqfunksion mundemi me e luftu vetëm nëse e kemi një publik i cili është i edukuar mediatikisht, që e din se cfarë është në interesin e tij dhe jo cfarë është në interesimin e tij. Sepse interesimi mund të jetë për gjëra krejtësisht private të dikujt tjetër por interesi i tij nuk është që t’i dijë ato të dhëna.”

Përveç edukimit medial është theksuar edhe nevoja e ngritjes së kapaciteteve profesionale të mediave e në veçanti trajnimi i gazetarëve për çështjet gjinore.
Alba: “Besoj që mediat tona sidomos portalet online kanë nevojë që me i trajtu të gjitha lajmet me një perspektivë gjinore, çka don me thanë kjo është që mos me promovu stereotipe, mos me e nxitë një diskurs seksist ose diskriminues.”

Ashtu siç e thekson edhe profesor Alban Zeneli Barra dhe përgjegjësia në sfidimin e këtyre elementeve negative në raportim karshi grave, bie mbi mediat kredibile të cilat duhet ta bëjnë të qartë funksionin e tyre në shoqëri. “Mediat kredibile kur raportojnë me fakte, kur raportojnë në mënyrë profesionale bëjnë dallimin me të tjerat, dhe këtë dallim ato duhet ta prezentojnë te publiku në mënyrë që publiku mandej ta ketë të qartë se cilën prej mediumeve ta besoj në raportim,” përfundon Prof. Zeneli.